Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Cak i plaçkitësve derisa ishte në shtëpi – Shkodran Mustafi përjeton tmerrin

Shkodran Mustafi ka qenë viktimë e një sulmi të hajnave, të dielën e kaluar, raporton gazeta Levante.

Tre persona me kapuç hynë në shtëpinë e tij dhe plaçkitën gjësende me vlerë afër një milion euro, duke përfshirë para, bizhuteri, çanta markash dhe gjëra të tjera.

Sulmuesit nuk kanë ushtruar dhunë kur futbollisti u gjend në një kat tjetër të pallatit dhe u larguan me nxitim kur e kuptoi grabitjen.

Garda Civile po përpiqet të gjejë dhe identifikojë autorët e kësaj grabitjeje dhe nëse ata janë anëtarë të një organizate që kanë bastisur shtëpitë e futbollistëve të tjerë kohë më parë, duke përfituar nga ditët e ndeshjeve dhe mitingjet, apo nëse janë kriminelët e zonës.

Ngjarjet ndodhën natën e së dielës deri të hënën në rrugën Merla në urbanizimin Torre En Conill de Betera.

Me sa duket, hajdutët, tre burra që fshihnin fytyrat me kapuç, kanë hyrë në shtëpinë e Mustafit perms dritares së njërit prej ballkoneve të shtëpisë, pasi kanë hyrë në parcelë përmes fushës së golfit që ndodhet pas shtëpisë.

Futbollisti, mjaft aktiv në rrjetet sociale, shfaqet në disa fotografi në shtëpinë e tij, të cilat do t’u kishin dhënë sulmuesve të dhënat e nevojshme për vendndodhjen e shtëpisë dhe aksesin e mundshëm përmes një gardh të thjeshtë që e ndan atë nga fushat e golfit që ndodhen pranë.

Me sa duket, hajdutët kanë qenë brenda ndërtesës për gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe kanë plaçkitur shtëpinë pa e vënë re Mustafi prezencën e tyre deri pak para se të iknin.

Mustafi ka bërë tashmë denoncimin përkatës, në të cilin raporton vjedhjen e bizhuterive, çantave, orëve dhe parave, të gjitha në vlerë prej afro një milion eurosh.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka folur për ndjesinë …

Donnarumma: Përpiqem t’ua bëj të vështirë shënimin Messit, Mbappes dhe Neymarit

Gara për titull në Ligën Premier do të vazhdojë edhe …

Dy rezultate të çmendura të Man Cityt dhe Liverpoolit në xhiron e fundit mund ta vendosin që të këtë një finale të madhe mes tyre për titull kampioni

📣 Top Lajmet

  • Momenti kur Real Madridi me kapitenin Marcelo …
  • Zyrtare: Ralf Rangnick konfirmohet përzgjedhës i Austrisë
  • Mohamed Salah shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ nga …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Liverpool vs Real Madrid Live
  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh