Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Broja flet para përballjes me Izraelin, formën e tij aktuale si dhe pritshmëritë që kanë të gjithë te ai

Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përballja e parë e muajit shtator ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive në kompleksin në Durrës.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Izraelit të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja theksoi në fjalën e tij se ekipi do të udhëtojë drejt Izraelit vetëm me një qëllim, për të marrë tre pikët.

Talenti i Chelseat tregoi se ndihet në formë shumë të mirë, ndërsa theksoi se nuk ndjen presion.

Sfidat e radhës dhe përgatitjet me Kombëtaren– Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet fitore dhe tre pikë për secilën nga ndeshjet dhe trajneri është ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi përgatitur disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe uroj që të marrim tre pikët.

Do të jeni në formacion në ndeshjen ndaj Izraelit? – E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët.

Çfarë duhet për të mposhtur Izraelin? – E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë sepse na kanë mundur në ndeshjen e parë. Por kësaj radhe na duhet fitore dhe uroj të luajmë mirë si ekip dhe të marrim fitoren.

A ndjej presion sepse kanë pritshmëri për mua? – Nuk kam shumë presion se luaj futboll, pasi kam nisur futbollin që në moshën tre vjeçare. Luaj futboll për qejf dhe për të fituar ndeshjen dhe për të ndihmuar ekipin, por nuk kam presion.

Forma aktuale e Brojës – Gjithmonë jam në formë. Kam bërë stërvitje çdo ditë dhe e dimë që është më e vështirë të luaj te Chelsea sesa të luaja te Southampton. Por jam stërvitur çdo ditë me lojtarë shumë të mirë dhe këtu në Shqipëri dhe jam fizikisht mirë. 

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Helsinki tashmë zë një vend të veçantë në zemrën e …

Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë me më shumë gola në histori të Real Madridit

Arsenali e ka mposhtur Chelsean në Stamford Bridge (4-2), në …

Arsenali fiton trillerin ndaj Chelseat dhe bën një hap të madh në garën për top-katërshe

📣 Top Lajmet

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Manchester City vs Chelsea Live
  • Sampdoria vs Napoli Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live

No comments to show.
  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live
  • Inter vs Milan Live
  • Fiorentina vs Bologna Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh