Real Madridi e ka ngushtuar epërsinë ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium (2-1), në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas një fillimi të furishëm dhe dominimi total të vendasve, Los Blancos kanë arritur që të rikthehen në lojë duke e ngushtuar rezultatin.
Rezultati u zhbllokua në minutën e dytë të takimit me golin e Kevin De Bruyne me kokë pas harkimit të Riyad Mahrez.
Epërsia u dyfishua me realizmin e Gabriel Jesus pas asistimit të De Bruyne (11’), ndërsa dominimi i nikoqirëve vazhdoi.
Sidoqoftë, nuk mund të mungonte goli i Karim Benzemas në këtë sfidë, i cili e shënoi golin e parë të Mbretërve pas harkimit nga Ferland Mendy (33’).
Benzema goal for Real Madrid against Manchester City pic.twitter.com/0kMNLDc9NZ
— Live News (@LiveNewsForAll_) April 26, 2022