Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema kërkoi fanellën e mbrojtësit Reece James pas fitores së tyre dramatike në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Mbrojtësi 22-vjeçar ishte ndoshta lojtari më i mirë i Chelseat në Santiago Bernabeu të martën mbrëma.
Pavarësisht se mori një karton të verdhë pas vetëm 10 minutash, produkti i akademisë nuk i la asnjë hapësirë manovrimin brazilianit Vinicius Jr në anën e djathtë.
Në fakt, dyshja e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Ferland Mendy tentuan katër driblime kundër anglezit James në pjesën e parë, por ata nuk arritën të kalonin me sukses asnjëherë të vetme, pasi i tillë ishte dominimi i tij.
Në total, ai bëri tetë ndërhyje të suksesshme gjatë natës, më shumë se çdo lojtar tjetër i Chelseat.
James shpëtoi skuadrën e Thomas Tuchel në disa raste. Ai e largoi topin nga Benzema, i cili dukej i destinuar për të shënuar, dhe rrezikoi të bënte një penallti – dhe një karton të kuq të mundshëm – për të shpëtuar skuadrën e tij nga pësimi i golit.
Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe qartë, një nga lojtarët më të mirë në botë vlerësoi përpjekjet e tij.
👀 @Benzema 🤝 Reece James.pic.twitter.com/RMswfvSN0y
— Portal Blanco (@PortaIBlanco) April 13, 2022
Pas vërshëllimës së fundit, Benzema i kërkoi anglezit fanellën e tij si shenjë e fundit e respektit ndaj tij.
James gjithashtu fitoi shumë lavdërime nga mediat sociale pas super-ndeshjes së tij kundër liderit të La Ligës.