Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Barcelona kontakton agjentin e Koulibalyt, ai ia tregon çmimin e kërkuar nga Napoli

Barcelona thuhet se e ka bërë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Kouliabaly, prioritetin e tyre të transferimit për afatin kalimtar të verës, por klubi italian dëshiron të paktën 40 milionë euro për të shitur mbrojtësin me përvojë.

Sipas gazetës spanjolle AS, katalunasit kanë kontaktuar me agjentin e Koulibalyt për të zbuluar disponueshmërinë e tij për t’u transferuar në Camp Nou gjatë verës.

Xavi është një admirues i madh i reprezentuesit të Senegalit, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor të vitit 2023.

 

Sipas raportit, përfaqësuesi i lojtarit, Fali Ramadini ka informuar Barcelonën se çmimi i kërkuar i Napolit për mbrojtësin e tyre është 40 milionë euro.

Kontaktet paraprake mes dy klubeve nuk kanë qenë të favorshme për Barcelonën, por mbrojtësi thuhet se është i hapur për t’u transferuar në Camp Nou, ku do të nënshkruante kontratë deri në vitin 2026.

Koulibaly shihet si trashëgimtari perfekt i 35-vjeçarit Gerard Pique, i cili ka kontratë deri në vitin 2024.

Gjigantët e La Ligës kanë nënshkruar tashmë me Andreas Christensen si lojtar i lirë nga Chelsea, por ata po planifikojnë një investim tjetër për të forcuar mbrojtjen e tyre për sezonin 2022/23.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Franca do ta pres Danimarkën në ndeshjen e tyre hapëse …

Formacionet zyrtare, Francë – Danimarkë

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin të premten e ka publikuar …

Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin konfirmon Xhakën si kapiten për ndeshjet me Anglinë dhe Kosovën

📣 Top Lajmet

  • Zyrtare: Gareth Bale transferohet te Los Angeles
  • Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, …
  • Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh