Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Axel Tuanzebe, është afër përfundimit të një huazimi te skuadra italiane e Serie A Napoli për pjesën e mbetur të sezonit.
24-vjeçari u kujtua së fundmi nga United nga huazimi i tretë në Aston Villa.
Bosi i Villa, Steven Gerrard ishte i etur që lojtari të kthehej në klub.
Në vend të kësaj, Tuanzebe do t’i bashkohet një skuadre të Napolit aktualisht e treta në Serie A dhe do të përballet me Barcelonën muajin e ardhshëm në raundin e play-off-it të Europa League.
Tuanzebe, i cili ka bërë 45 paraqitje për Villa, por ka luftuar për kohën e lojës nën Gerrard, u largua nga Bunia në Republikën Demokratike të Kongos si fëmijë për të ndërtuar një jetë të re në MB.
Ai iu bashkua United në moshën tetë vjeçare dhe ka bërë 37 paraqitje për klubin që nga debutimi i tij me ekipin e parë në 2017.