Athletic Bilbao ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të në La Liga.
Baskët ishin më të mirë në këtë takim, duke shënuar nga një herë në secilën pjesë.
Goli i parë erdhi në minutën e 8-të, kur Mario Hermoso gaboi golin, duke shënuar autogol për 1-0.
Geoffrey Kondogbia ka mundur ta barazojë rezultatin, por goditja e tij shkoi jashtë portës në fundin e pjesës së parë.
Në minutën e 56-yë erdhi edhe goli iu dytë i ndeshjes, kur Inaki Williams shënoi nga pika e bardhë për 2-0.
Deri në fund edhe pse skuadrat u munduan të bënin më shumë, nuk ndryshoi rezultati.
Bilbao mbetet në vendin tetë me 51 pikë, duke rrezikuar Villarrealin që janë në vendin e shtatë, ndërsa Atletico Madridi mbetet i katërti, me rrezik që Real Betis t’i afrohet më shumë.