Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Arsenali po përpiqet shumë që të kompletojë të paktën dy blerje në afatin kalimtar të janarit

Arsenali po punon për të bërë blerje të reja në skuadrën e tyre përpara mbylljes së afatit kalimtar të dimrit të hënën, shkruan The Daily Express.

Topçinjtë po përgatiteshin për disa ditë të ngarkuara të afatit të janarit, megjithatë, kanë mbetur vetëm edhe katër ditë.

Mikel Arteta ende nuk ka bërë ndonjë blerje, ndërsa janë larguar Ainsley Maitland-Niles, Sead Kolasinac dhe Pablo Mari.

Arsenali është afër që të sigurojë shërbimet e portierit amerikan, Matt Turner nga skuadra e MLS, New England Revolution.

Nënshkrimi me një portier të ri nuk është prioriteti kryesor i Arsenalit në këtë afat kalimtar. Topçinjtë po shikojnë për një mesfushor qendror dhe një sulmues.

Klubi ka zhvilluar bisedime për një marrëveshje huazimi për mesfushorin brazilian Arthur, por Juventusi po heziton ta lirojë lojtarin 25-vjeçarin pa sjellë një zëvendësues.

Arsenali është i lidhur edhe me yllin e Lyonit, Bruno Guimaraes. Sidoqoftë, Newcastle United është me sa duket favorit për të blerë mesfushorin.

Douglas Luiz i Aston Villa është një tjetër objektiv i Topçinjve. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ata do të rrisin interesin e tyre për 23-vjeçarin para afatit të transferimit.

Përveç Arthur, Guimaraes dhe Luiz, Topçinjtë janë gjithashtu admirues edhe të Youri Tielemans të Leicester City dhe Ruben Neves e Wolves.

Në sulm, Arteta thuhet se ka identifikuar Dominic Calvert-Lewin, Alexander Isak dhe Jonathan David si alternativa për këtë afat.

Mbetet të shihet se a do të mund të afrojë ndonjë, pasi koha po shkon dhe afati është afër mbylljes.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha është bashkuar me klubin …

Zyrtare: Thomas Strakosha kalon te Brentford

Në San Siro, Milani dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e xhiros …

Formacionet zyrtare: Milani dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme të xhiros së njëzet

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh