Arsenali është nikoqir i Leeds United në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Topçinjtë synojnë t’i marrin tri pikë të radhës, pikë që do ta afronin edhe më shumë me Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Por fitorja për londinezët nuk do të jetë e thjeshtë, pasi përballë kanë Leeds United që rrezikon seriozisht rëniën.
Mysafirët kanë udhëtuar drejt Londrës me të vetmin qëllim që të marrin pikë.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, Holding, Gabriel, Cédric; Xhaka, Elneny; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah
\
Leeds United: Meslier; Ayling, Koch, Diego Llorente, Firpo; Klich, Phillips; Raphinha, Gelhardt, Harrison; James.