Arsenali është nikoqir i Sevillës në kuadër të trofeut Emirates Cup.
Topçinjtë kanë shpërthyer në këtë takim duke i shënuar nëntë gola brenda nëntë minutave.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Bukayo Saka në minutën e 10-të nga pika e bardhë.
Gabriel Jesus shënoi për 2-0 në minutën e 13-të, derisa dy minuta më vonë braziliani ngriti epërsinë në 3-0.
Talenti i madh anglez, Bukayo Saka në të 19-tën minutën realizoi për 4-0.
Ndeshja është duke u luajtur, por Arsenali në këto minuta të para tregoi fuqi përballë një skuadre të fortë siç është Sevilla.