Një incident vërtet i shëmtuar ka ndodhur në sfidën e Ligue 1 midis Lyonit dhe Marseille.
Një shishe me ujë e hedhur nga tribuna nga një tifoz dhe ka goditur lojtarin e skuadrës mysafire, Dimitri Payet.Është si të ketë marrë një gur në fytyrë, për fatin e lojtarit shishja që e goditi në faqen e majtë nuk i shkaktoi lëndim serioz.Siç bëhet e ditur nga Prime Video, autori i gjestit të keq është identifikuar menjëherë nga organet kompetente, të cilët e kanë arrestuar pasi e kanë larguar nga stadiumi.Derisa shpresohej se ndeshja të rifillonte nga minuta e shtatë e takimit, aty ku ishte ndërprerë, një gjë e tillë nuk do ndodhi.Pas më shumë së një ore ndërprerje të dielën në Stadiumin Groupama zyrtarët e ndeshjen njoftuan se takimi do të rifillonte, megjithatë gjyqtari e ndërroi mendjen dhe vendosi për anulimin e përhershëm të takimit.Gjyqtari vendosi të mos e rifillojë ndeshjen duke e parë se siguria e lojtarëve nuk ishte garantuar”, njoftoi spikeri i stadiumit.Lyoni mund të humbasë takimin me rezultat 3-0, për shkak se një përkrahës i tyre ka goditur në kokë Payetin.Nesër (e hënë) pritet të merrte vendimi zyrtar për fatin e ndeshjes, e që me gjasë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve