Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Arnautovic te United: Çfarë dihet deri më tani dhe pse Ten Hag e do transferimin e tij

Manchester United pritet të bëjë një ofertë të përmirësuar për të nënshkruar me Marko Arnautovic, edhe pse Bologna e konsideron reprezentuesin austriak ‘të pashitshëm’.

33-vjeçari u kthye në Serie A verën e kaluar, duke u transferuar në “Stadio Dall’Ara” në një marrëveshje prej tre milionë euro nga Shanghai Port.

Djajtë e Kuq kishin një ofertë prej 8 milionë eurosh të refuzuar nga Rossoblu javën e kaluar, por pritet të bëjnë një ofertë të re në orët në vijim.

Bologna nuk është e gatshme ta shesë ish-sulmuesin e Interit, por Arnautovic duket se dëshiron të kalojë në “Old Trafford”.

“Nuk është çështje parash, ai është i pashitshëm për atë që përfaqëson për ne. Ne duam të ecim përpara me të sepse besojmë se ai mund të bëjë më mirë dhe të na ndihmojë të rritemi”, deklaroi drejtori i Bolognas, Marco Di Vaio të hënën.

“Ai është gjithmonë i pari në stërvitje për të nxitur të tjerët, ai nuk ka çmim”.

Arnautovic luajti plot 90 minuta gjatë fitores së Bolognas ndaj Cittadella në Kupën e Italisë mbrëmë. Agjenti i tij ka konfirmuar interesimin nga Djajtë e Kuq.

“Është e vërtetë që ka një ofertë nga një klub i njohur”, deklaroi vëllai dhe agjenti Danijel Arnautovic për Kurier të dielën.

“Jam në kontakt me Bolognan për të parë nëse mund të realizohet”.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, thuhet se është i dëshpëruar për të nënshkruar me sulmuesin austriak.

Ata punuan së bashku në Twente kur trajneri holandez ishte asistent i Steve McClaren. Arnautovic shënoi 14 gola në 41 paraqitje në 2008-09 përpara se të bashkohej me Interin e Jose Mourinhos.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Alvaro Morata ende nuk e ka të qartë të ardhmen …

Morata ka vetëm dy opsione për të ardhmen e tij

Pas shortit të Ligës së Kampionëve (por që u anulua …

Mësohen përballjet për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh