Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, ka debutuar me fitore te skuadra e Burnleyt.
Të premten Burnley shënoi fitore në ndeshjen hapëse në Championship në udhëtim te Huddersfieldi me rezultatin 1-0.
Muric luajti për 90-të minuta në këtë sfidë dhe mbajti portën e paprekur.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të.
Portieri nuk kishte edhe aq punë pasi që porta e tij nuk u rrezikua fare nga kundërshtarët, pasi Burnley e dominoi plotësisht ndeshjen