Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Allegri këmbëngul se nuk është penduar që ka refuzuar Real Madridin

Massimiliano Allegri këmbëngul se nuk është penduar për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridit dhe për t’u rikthyer në Juventus.

Trajneri i Zonjës së Vjetër ishte sot para mediave përpara ndeshjes të së shtunës në Serie A kundër Bologbnas në “Allianz Stadium”.

Allegri e hodhi poshtë punën në Real Madrid verën e kaluar, duke vendosur të rikthehet te Juventus, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Ai kishte pohuar më parë se nuk ishte penduar për zgjedhjen e tij. Sot ai u pyet nëse kishte ndryshuar qëndrim pas kualifikimit të Los Blaocos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Aspak. Jam i lumtur që jam kthyer këtu”.

“Djali im 10-vjeçar jeton këtu në Torino dhe kjo është një arsye tjetër që vendosa të kthehem. Doja të punoja sërish me Juventusin dhe të bëja katër vite të mira, duke ndërtuar diçka kuptimplote”.

“Nuk jam penduar. Jam me fat dhe po punoj në një nivel të mirë. Kam marrë shumë kënaqësi dhe shpresoj se më shumë do të vijnë së bashku me klubin”, deklaroi Allegri.

Allegri fitoi 11 trofe gjatë periudhës së tij të parë pesëvjeçare në Torino midis 2014 dhe 2019.

Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, por humbi ndaj Barcelonës (2015) dhe Real Madridit (2017).

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Sulmuesi anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele thuhet se ka arritur …

Juventusi arrin marrëveshje në parim me Dembelen?

Është mbyllur pa gola (0-0) në Estadio Wanda Metropolitano, ndeshja …

Atletico nuk i ndryshon gjërat në Madrid, City lë takim me Realin në gjysmëfinale

📣 Top Lajmet

  • “E ka provuar më parë”, Benzema nuk …
  • Napoli synon transferimin e Brojës dhe Asllanit …
  • Pochettino thotë se ai dhe Mbappe do …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh