Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

A do të rikthehet Lukaku në Serie A? Agjenti i belgut thotë se duhet ende kohë

Romelu Lukaku u rikthye në Chelsea pas shkëlqimit në Serie A me fanellën e Interit për dy vite.

Por sulmuesi belg nuk ka shkëlqyer ashtu siç është pritur në Stamford Bridges dhe është raportuar se mund të ketë një rikthim të tij në elitën e futbollit italian.

Por përveç Interit në garë për Lukakun janë edhe rivalët lokal të tyre, Milani që gjithashtu e pëlqen sulmuesin.

Megjithatë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka folur për mediat italiane rreth situatës së Lukakut duke thënë se duhet ende të presin për një rikthim në Serie A.

“Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka pasur një problem”.

“Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera”.

“Shumë zhurmë për asgjë. Ai i ka për zemër klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen”.

“Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime rreth një transferimi te Milani apo Interi, prandaj duhet të presim”, tha Pastorello.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me Chelsean në të gjitha garat ku ka shënuar 15 gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Barcelona ka një problem për të cilin nuk është folur …

Koha për të diskutuar ‘gardën e vjetër’ te Barcelona: Busquets, Alba dhe Dani Alves, më shumë bëjnë dëm, se sa mirë në skuadër

Zyra e Prokurorit Publik të Milanos ka lëshuar një kërkesë …

Dënimi për përdhunimin e një shqiptareje, Prokurori i Milanos kërkon urdhërarrest ndërkombëtar dhe ekstradim të Robinhos

📣 Top Lajmet

  • Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa …
  • Arsenal vs Manchester United Live
  • Arsenali merr një fitore të madhe ndaj …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live
  • Sassuolo vs AC Milan Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh