Arsenali ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar me forme të mirë në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke vazhduar ndjekjen e një vendi në katërshe.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër shumë rasteve portat mbeten të paprekura.
Faktikisht vendasit gjeten golin në minutën e 14-të me anë të Alexandre Lacazette, por goli iu anulua shkaku i pozitës jashtë loje dhe ekipet shumë me rezultat 0-0 në pushim.
Në pjesën e dytë, Arsenali hyri furishëm duke qenë skuadër më e mirë dhe duke gjetur shpejt golin e epërsisë dhe më vonë edhe atë të qetësisë, por në shtesë pranuan një gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 46-të me anë të Emil Smith Rowe, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Lacazette.
Në minutën e 79-të, ekipi nga Emirates gjeti edhe golin tjetër me anë të Bukayo Saka që shënoi për 2-0 pas asistimit të Thomas Partey, ndërsa Christian Norgaard (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e gjashtë me 42 pikë apo një më pak se Man Utd në pozitën e katërt, ndërsa Brentfordi renditet i 14-ti me 24 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë luajnë në shtëpi ndaj Wolves, ndërsa Brentfordi e pret Newcastle.
🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐀𝐑𝐒𝐄𝐍𝐀𝐋‼️
👤 Smith Rowe
⏱️ 48'
Arsenal 1️⃣🆚0️⃣ Brentford#PremierLeague 🏴 🏆pic.twitter.com/j9pa1ZXHOR— El Forastero (@ElForadeportivo) February 19, 2022
THIS IS BLACK EXCELLENCE SAKA OMDS pic.twitter.com/wZhuEyqZFs
— teechi (@TAVA1RES) February 19, 2022