Manchester United është nikoqir i Southamptonit për sfidën që luhet në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin “Old Trafford”, me Djajtë e Kuq që i pret një takim aspak i lehtë.
Për këtë takim, Manchester United nuk mund të llogarisë në Fred që është i infketuar me COVID-19 dhe Nemanja Matic që është i lënduar.
Në anën tjetër, The Saint do të jenë pa Lyancon dhe Alex McCarthy, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet startuese
Manchester United: De Gea, Dalot, Shaw, Maguire, Varane, McTominay, Fernandes, Pogba, Sancho, Rashford, Ronaldo.
Sothampton: Forster; Walker-Peters, Bednarek, Salisu, Perraud; S Armstrong, Romeu, Ward-Prowse; Elyounoussi, Adams, Broja.