Ndeshja mes Milanit dhe Spezias nuk ka gjasa të riluhet pavarësisht një kërkese nga shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve (CODACONS).
Kuqezinjtë pësuan një humbje 2-1 kundër Spezias mbrëmë pas një gabimi të qartë të gjyqtarit Marco Serra.
39-vjeçari nuk lejoi avantazh, duke i dhënë një goditje dënimi për Milanin, ndërsa Junior Messias ishte gati të gjente rrjetën ku edhe shënoi.
Goli u anulua, ndërsa Spezia pas pak çastesh shënoi me Emmanuel Gyasi për të marr fitoren.
Presidenti i CODACONS, Marco Donzelli, i kërkoi FIGC-së të riluajë ndeshjen sepse gjyqtari bëri një ‘gabim teknik të pabesueshëm’ siç u vërtetua nga reagimi i tij.
Serra u kërkoi menjëherë falje lojtarëve të Milanit, por nuk mundi t’i jepte golin kuqezinjve pasi ai i kishte bërë bilbilit.
39-vjeçari do të pezullohet për të paktën dy ndeshje dhe do të rifillojë sezonin e tij në Serie B.
Megjithatë, ndeshja nuk do të rikthehet pasi Serra nuk gaboi në zbatimin e ligjit të futbollit, ndaj loja nuk mund të anulohet.
Gjyqtari u përlot në fund të ndeshjes, por disa yje të Milanit, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, shkuan në dhomën e tij të zhveshjes për ta ngushëlluar.