Real Madridi dhe Athletic Bilbao kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Superkupës së Spanjës.
Ndeshja që fillon në ora 19:30, do të luhet në stadiumin ‘King Abdullah Sports City’, me Los Blancos që shihen si favoritë në letër.
Për këtë takim të madh, Marco Asension, Gareth Bale dhe Mario Diaz që janë të lënduar, ndërsa Dani Carvajal është i infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, Bilbao nuk mund të llogarisë vetëm në Unai Vencedor, që është po ashtu i lënduar.
Formacionet zyrtare
Real Madrid: Courtois. Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Vazquez, Vinicius, Rodrygo, Mendy.
Athletic Bilbao: Simon, De Marcos, Yeray, Martinez, Balenziaga, Berenguer, Garica, Zarraga, Munian, Williams, Sancet.