Kanë kaluar tri ndeshje në Ligën Premier nga fitorja e fundit e Liverpoolit.
The Reds në 270 minutat e fundit në kampionat kanë marrë vetëm dy pikë, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke e humbur një tjetër.
Në kuadër të xhiros së 22-të, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp presin Brentfordin në Anfield.
The Reds kanë disa mungesa, përfshirë afrikanët si Mohamed Salah, Sadio Manee Naby Keita që janë duke marrë pjesë me Kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.
Por përkundër mungesave, The Reds duan tri pikët nga kjo përballje, derisa mysafirët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Chamberlain, Jota, Firmino.
Brentford: Fernandez, Ajer, Jansson, Pinnock, Roersiev, Janelt, Norgaard, Baptiste, Henry, Mbeumo, Toney.