Armando Sadiku është rikthyer te goli në La Liga 2, duke ia dhuruar fitoren dhe vendin e parë në renditje, skuadrës së tij Cartagena.
Sulmuesi shqiptar shënoi ndaj Levantes në ndeshjen që u mbyll 1-0.
Ai realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë ndërsa vlen të theksohet se 31-vjeçari erdhi nga stoli teksa u aktivizua në minutën e 22-të.
Sadiku marca y el equipo Cartaginés hoy duerme líder en el inicio de las fiestas de @CyR_Cartagena pic.twitter.com/kEuCctUD3w
— PCM (@onlycapa) September 16, 2022
Sulmuesi nga Elbasani ndëshkon ish-skuadrën e tij, Levanten, ku është aktivizuar në vitet 2018-2020.
Në ndeshjet e fundit, Sadiku është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm pas transferimit në verë nga Las Palmas.
Cartagena është lider me 12 pikë në La Liga 2 pas gjashtë ndeshjeve.