Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shfaq në “Spotify Camp Nou” me syze dielli që mbulonin një mavijosje në njërin sy.
Kur mbërriti presidenti i Valladolidit, Ronaldo Nazario, hoqi syzet dhe ia tregoi publikut, me kamerat që nuk vonuan të kapnin një pamje, raporton AS.
Me thashethemet e pakonfirmuara se 60-vjeçari kishte ardhur direkt në stadium nga një festë, mediat spanjollen nxituan të mësonin arsyen.
Por, Laporta i ktheu një përgjigje dikujt në tribuna, duke i thënë se kishte një aksident të vogël.
Natyrisht se mund të ketë pasur një shqetësim edhe për tifozët e Barcelonës se çfarë ndodhi me kreun e klubit të tyre, por që pritet më vonë një shpjegim nga ai.