Ronaldinho, ka thënë se Gabriel Jesus është në rrugë për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në Evropë.
Legjenda braziliane ka qenë një fans i bashkëkombësit që kur lojtari kaloi në futbollin anglez nga klubi brazilian Palmeiras si i ri. Por, ai tha se lojtari nuk ka pasur mundësinë për të treguar më të mirën e tij në Manchester City, dhe se tani do ta bëjë atë për Arsenalin.
“Kur Gabriel iu bashkua Manchester Cityt, thashë se ai do të vazhdonte të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Kur iu dha një shans, ai tregoi atë që ishte i aftë – por te Manchester City nuk iu tregua kurrë dashuria që meriton një lojtar i cilësisë së tij”, deklaroi Ronaldinho.