Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u zemërua me Darwin Nunezin që mori karton të kuq gjatë në barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace.
Ishin zhvilluar vetëm 12 minuta pas pjesës së parë, kur Nunez vendosi ta godiste me kokën në fytyrën e qendërmbrojtësit të Palace, Joachim Andersen.
Gjyqtari Paul Tierney nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përjashtonte sulmuesin.
Pamjet e kapura nga Sky Sports treguan reagimin e furishëm të menaxherit të tij Jurgen Klopp ndaj incidentit, me Nunez që merrte kohë për t’u larguar nga fusha.
Pavarësisht se kishte pak arsye për të protestuar, ai u përpoq të pretendonte pafajësinë e tij, duke u shtyrë me disa nga kolegët e Andersen.
Në këtë pikë, Klopp kërkoi nga kapiteni James Milner që të largonte Nunez nga fusha, me Liverpoolin që pas barazimit mbetet sërish pas në kampionat.
Trajneri gjerman mund të shihej duke i bërtitur Nunezit që ai të dilte nga fusha dhe të mos humbte më kohën që do të duhej për një rikthim e rezultatit.