Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Georginio Wijnaldum, është një hap larg kompletimit të huazimit te Roma.
Giallorossët kanë qenë mjaft të angazhuar në këtë afat kalimtar për përforcimin e skuadrës së Jose Mourinhos, i cili planifikon të konkurrojë për vendet e para në Serie A.
Siç raporton Gianluca Di Marzio, PSG dhe Roma tashmë po punojnë në kompletimin sa më të shpejtë të marrëveshjes dhe realizmin e transferimit.
Giallorossët janë pajtuar të paguajnë pesë milionë euro nga rroga prej 7.2 milionë eurosh e Wijnaldum, ndërsa lojtari ka hequr dora nga rreth një milion euro në formë shtesash për të lehtësuar transferimin.
Do të jetë huazim me opsion blerjeje në fund të sezonit, ndërsa Roma shpreson ta ketë lojtarin në ndeshjen e parë sezonale në Serie A ndaj Salernitanas më 14 gusht.