Gary Neville nuk e lë t’i ikë rasti për të sulmuar Barcelonën, për blerjet që po bën, por edhe për situatën e prapambetur të pagave.
Ish-futbollisti i Manchester United, analist në “Sky Sports”, është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Twitter, ku i shfaq hapur mendimet e tij.
Neville nuk ka hezituar dhe iu është përgjigjur tifozit, duke e quajtur Barcelonën, një turp.
“Nuk më intereson nëse Frenkie nënshkruan ose jo për Manchester United”.
“Ai ka nxjerrë në pah një situatë që më ka ngacmuar gjithmonë: klubet tallen me lojtarët dhe nuk u paguajnë paratë që u takojnë dhe merren vesh! Barça, për emrin që ka, është për turp!”, ka thënë ai