Paris Saint-Germaini thuhet t’ia ketë ofruar Manchester Cityt një shkëmbim sensacional që përfshin Neymarin dhe Bernardo Silvan.
Klubi nga kryeqyteti francez e dëshiron në radhët e veta anësorin portugez dhe për këtë mund ta ofrojë brazilianin që ta bindë klubin anglez.
Trajneri i ri i PSG-së, Cristophe Galtier, e ka bërë top prioritet ish-yllin e Benficas dhe Monacos, dhe për të është i gatshëm ta japë Neymarin.
Trajneri i ri i PSG-së, Cristophe Galtier, e ka bërë top prioritet ish-yllin e Benficas dhe Monacos, dhe për të është i gatshëm ta japë Neymarin.
Gjithmonë sipas Le Parisien, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, nuk është i interesuar për këtë shkëmbin dhe dëshiron ta mbajë Silvan në Etihad Stadium edhe në sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, 27-vjeçari është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar. Edhe Barcelona i do shërbimet e tij.