Paulo Dybala tashmë ka arritur në Romë për të realizuar transferimin e tij te Giallorossët.
La Joya është lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Juventusit në fund të muajit qershor.
Ai do të fitojë tre milionë euro në sezon te rivali i Biankonerëve, që është më e vogël se ajo (gjashtë milionë) që fitonte te këta të fundit.
Ai tashmë ka ateruar në aeroportin e Romës dhe në orët e pasdites do t’i kompletojë testet mjekësore, për t’u prezantuar më pas në Olimpico.
🚨 Paulo Dybala has arrived in Rome to sign his contract with AS Roma!
(🎥 @SkySport )
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 18, 2022