Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen miqësore ndaj Monacos sot (e shtunë) mbrëma.
Asllani ka kompletuar transferimin e tij nga Empoli te Interi para dy javësh, por shpejt ka arritur ta gjej veten me fanellën e Nerazzurrëve.
Pas një goli të shënuar në miqësoren stërvitore ndaj FC Milanese, Asllani ka gjetur serish golin me Interin.
Mesfushori 20-vjeçar ka shënuar një gol të bukur në barazimin 2-2 të Interit me Monacon në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Paolo Mazza.
Goli i Asllanit erdhi pikërisht tek barazimi 2-2 në minutën e 59-të të ndeshjes.
Ky gol i shqiptarit të talentuar u shënua nga një goditje e fortë me kemben e majtë pas një topi të rikthyer pas goditjes së Romelu Lukaku.
Ndryshe, Asllani është lavdëruar shumë për talentin, punën dhe karakterin e tij në këto javët e para si lojtar i Interit.
Che cazzo di goal pic.twitter.com/AL2x4vRyWq
— mics¹⁶ 🛹 (@tinyvillanelle) July 16, 2022