Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e talentit Calvin Ramsey nga skocezët e Aberdeen.
Reds kanë kryer tashmë transferimin e dytë në këtë afat kalimtar, pas nënshkrimit me Darëin Nunez nga Benfica.
Njoftimi për transferimin e tij ka ardhur me anë të faqes zyrtare të klubit nga Anfield, ku lojtari do ta bart fanellën me numër 22.
“Ramsay është një Reds. Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin me Calvin Ramsay nga Aberdeen”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ramsay përparoi nga radhët e të rinjve në Aberdeen për të bërë debutimin e tij për ekipin e parë në mars të 2021 dhe largohet duke luajtur 39 ndeshje, me nëntë asistime dhe një gol.
Çmimi i lojtarit nuk është publikuar, por thuhet se Liverpoolit i ka kushtuar 6.5 milionë funte apo rreth 7.5 milionë euro.
Welcome to Liverpool, @calvinramsay03 ✍😁 pic.twitter.com/uyreZRELfK
— Liverpool FC (@LFC) June 19, 2022