Jurgen Klopp ka qeshur me deklaratat e Pep Guardiolas se “të gjithë” në Mbretërinë e Bashkuar e mbështesin Liverpoolin para Manchester Cityt.
Pas fitores së thellë ndaj Newcastle United (5-0), Citizens janë tri pikë përpara Redsave në garën për titullin e Ligës Premier, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund (derisa skuadra e gjermanit luajti baras, 1-1, ndaj Tottenham Hotspur).
Në konferencës për shtyp pas fitores, Guardiola deklaroi se ndjeu një paragjykim për ekipin e tij, derisa ndaj rivalëve për titull ekziston një simpati në gjithë vendin.
“Nuk e di saktësisht se në çfarë situate ka qenë Pep, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve është vështirë për ta tejkaluar, por në anën tjetër Liverpooli arriti në finale dhe pastaj thonë: ‘Ata kanë luajtur ndaj Villarrealit, ne luajtëm ndaj Realit’ dhe pastaj ti i thua fjalët tua”.
“Nuk e kam idenë nëse i gjithë vendi po na mbështet nuk e di këtë. Nuk e kam këtë ndjesi kur shkoj në vende tjera dhe luajmë atje, është krejtësisht e kundërta, por ndoshta ai (Guardiola) di më shumë rreth kësaj sesa unë”, është shprehur Klopp para gazetarëve.