Trent Alexander-Arnold dhuroi një moment të klasi të pastër, me një pasim të shkëlqyer për Luis Diaz, i cili pastaj pasoi te Sadio Mane që shënoi për Liverpoolin ndaj Benficas.
Liverpool është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij viti, ndaj pritej që sot të fitonte ndaj Benficas në çerekfinale, ashtu sic bëri me rezultat 3-1.
Edhe pse në fundjavë luajnë ndaj rivalit kryesor si Manchester City, Jurgen Klopp futi në fushë një ekip të fortë kundër kundërshtarëve të tyre portugez.
Fillimisht shënoi Ibrahima Konate në minutën e 17-të për 1-0, ndërsa goli i dytë nuk vonoi shumë.
Te goli i dytë, Adel Taarabt humbi topin, ku Alexander-Arnold e përfitoi dhe mbrojtësi i djathtë dhuroi një pasim të bukur nga distanca për Diaz.
Los pases de este notas no tienen ningún sentido pic.twitter.com/quVQBBVV5x
— Roldán (@Benzenazi9) April 5, 2022
Ish-sulmuesi i Portos, duke luajtur kundër rivalëve të tij të vjetër, uli topin me kokë për Mane që shënoi për 2-0.
Shumë fansa e kanë vlerësuar pasimin, ndërsa rrjetet sociale janë çmendur me talentin e anglezit që vazhdon të ketë një sezon shumë të madh.